Bota

Të shtëna me armë afër pikë kontrollit të Policisë në Zveçan, gjenden nëntë gëzhoja arme

Në njoftimin për media bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në ora 22:06, në Zveçan, ndërsa është cilësuar si sulm kundër rendit kushtetues.

24 Shkurt 2023, 10:19 Nga I.A
Të shtëna me armë afër pikë kontrollit të
Foto Ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e vona, njësiti policor në Zveçan ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Në njoftimin për media bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në ora 22:06, në Zveçan, ndërsa është cilësuar si sulm kundër rendit kushtetues.

Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë, por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

policia e kosovës

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2023, 08:35 a.b\

Ukraina zmbraps përparimin e forcave ruse

Ukraina njoftoi të enjten se ka zmbrapsur avancimet ruse përgjatë vijës së frontit ku po zhvillohen luftime në Ukrainën lin...