Aktualitet

Dënimi i Saimir Tahirit, vjen reagimi i Partisë Socialiste për vendimin e marrë

20 Shtator 2019, 13:12 Nga DOSJA
Dënimi i Saimir Tahirit, vjen reagimi i Partisë Socialiste për

 

TIRANË- Zëdhënësja e kryesisë së PS-së dhe drejtuesja politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali u shpreh për Top Channel se e gjitha kjo “është çështje e drejtësisë jo e Partisë Socialiste, as e qeverisë dhe as e partive të tjera politike në tërësi, të cilat kanë kohë që kanë braktisur detyrën për t’u marrë me çështje që nuk u takojnë asfare!”

Pas më shumë se 10 orë në dhomën e këshillimit, Gjykata për Krime të Rënda dënoi me 5 vite burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për “Shpërdorim detyre”, ndërsa rrëzoi 3 akuzat e ngritura nga Prokuroria.

Dënimi me burg i Tahirit u pezullua dhe kaloi në shërbim prove për tri vite. Ndërkohë, Prokuroria akuzonte Tahirin për “Trafikim të narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, por për Gjykatën këto akuza nuk faktohen me prova dhe për këtë është bërë ndryshimi i cilësimit të veprës penale, duke e gjetur fajtor për “Shpërdorim detyre”.

Marrë nga TopChannel 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denimi i saimir tahirit elisa spiropali saimir tahiri denimi i saimir tahirit elisa spiropali saimir tahiri

Sondazh

Poll