Bota

Vrasja e Caroline Crouch në Greqi/ Avokatja e Babis Anagnostopoulos jep dorëheqjen nga çështja

Çfarë thotë ajo në njoftimin, për arsyet që e shtynë të jepte dorëheqjen nga mbrojtja e të dënuarit për vrasjen e Caroline Crouch.

24 Shkurt 2023, 08:36 Nga A.B
Vrasja e Caroline Crouch në Greqi/ Avokatja e Babis Anagnostopoulos jep
Babis Anagnostopoulos

GREQI- Ka dhënë dorëheqjen avokatja e Babis Anagnostopoulos, Katerina Mavroidis, e cila kishte marrë përsipër ta mbronte në shkallë të dytë para Gjykatës së Përzier të Apelit të Athinës.

Siç dihet, kam marrë përsipër mbrojtjen e Charalambos Anagnostopoulos në shkallë të dytë para Gjykatës së Përzier të Apelit të Athinës.Mirëpo, arsyet profesionale dhe personale nuk më lejojnë të vazhdoj si avokat mbrojtës në këtë rast dhe deklaroj dorëheqjen time”, thekson Katerina Mavroidi në njoftimin e saj.

Gjykimi i pilotit 34-vjeçar Babis Anagnostopoulos, i dënuar në shkallën e parë me burgim të përjetshëm dhe 11 vjet e 6 muaj shtesë për krimin e rëndë në Glyka Nera, do zhvillohet në 28 mars. Atëherë Katerina Mavroidis tha se është emëruar nga Babis Anagnostopoulos më 9 shkurt dhe se ende nuk ka marrë materialin dixhital të përfshirë në dosjen e lëndës. 

Babis u arrestua një muaj mbrapa, pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin.

Burimi: Protothema.gr

babis anagnostopulos caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2023, 08:35 a.b\

Ukraina zmbraps përparimin e forcave ruse

Ukraina njoftoi të enjten se ka zmbrapsur avancimet ruse përgjatë vijës së frontit ku po zhvillohen luftime në Ukrainën lin...