Aktualitet

Dosja Hajdari kalon tek Krimet e Rënda, shumë shpejt nis rigjykimi për Izet Haxhinë

20 Shtator 2019, 12:39 Nga DOSJA
Dosja Hajdari kalon tek Krimet e Rënda, shumë shpejt nis rigjykimi

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për çështjen e shumëdisktuar, për Izëtë Haxhinë. Nga sot dosja Hajdari do të jetë në duart e gjyqtarëve të Krimeve të Rënda, ku pritet që të bëhet dhe rikgjykimi.

Kalim i dosjes tek Krimet e Rënda është bërë nga Prokuroria gjatë seancës së kaluar, pasi kërkoi nga Gjykata shpalljen e moskompetencës, për shkak se vrasja e funksionarëve publik, tashmë hetohet dhe gjykohet nga Krimet e Rënda.

Avokati Idajet Beqiri dhe vetë Izet Haxhia thanë në seancë që e linin në dorë të gjykatës, duke mos shprehur kundërshti ndaj kërkesës, ndërsa avokati tjetër i Haxhisë, Bashkim Nikolla, u shpreh se dosja nuk duhet të largohet nga Gjykata e Tiranës.

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja hajdari izet haxhia rigjykohet izet haxhia dosja hajdari izet haxhia rigjykohet izet haxhia

Sondazh

Poll