Bota

OKB voton me 141 vota pro rezolutën për tërheqjen e Moskës nga Ukraina, 32 abstenime mes tyre dhe India me Kinën

Pati 141 vota pro, shtatë kundër dhe 32 abstenime, përfshirë Kinën. India dhe Afrika e Jugut ishin gjithashtu midis 32 vendeve që abstenuan.

23 Shkurt 2023, 23:02 Nga I.A
OKB voton me 141 vota pro rezolutën për tërheqjen e Moskës
OKB

SHBA- Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi të enjten një rezolutë që denoncon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe kërkon që Moska të tërheqë trupat e saj. Pati 141 vota pro, shtatë kundër dhe 32 abstenime, përfshirë Kinën. India dhe Afrika e Jugut ishin gjithashtu midis 32 vendeve që abstenuan.

Fuqia e vendeve që miratojnë rezolutën nuk tregon rënie në nivelet e mbështetjes për Ukrainën dhe kundër Rusisë. Nuk ka veto në votimin e Asamblesë së Përgjithshme. Rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme, por ka demonstruar mbështetje dërrmuese për Ukrainën një vit pas pushtimit të Rusisë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll