Aktualitet

Vrau nënën dhe babain polic pas sherrit për murin, dënohet me 35 vite burg Mirald Metallari

20 Shtator 2019, 11:55 Nga DOSJA
Vrau nënën dhe babain polic pas sherrit për murin, dënohet

DURRËS– Mirald Metallari, 23-vjeçari që vrau të dy prindërit e tij dy vite më parë është dënuar me 35 vite burg.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Metollarin dhe e ka dënuar atë me 35 vite burg, ndëkohë që Prokuroria kishte kërkuar burg të përjetshëm.

I riu ekzekutoi nënën dhe babaitn e tij me armën e shërbimit të këtij të fundit, pasi ishte efektiv policie. Më 24 korrik të vitit 2017,  i ndjeri, Miftar Metallari e ka thirrur të birin që ta ndihmojë me ndërtimin e një muri në bahçen e shtëpisë në Bathore dhe këtu ka nisur sherri.

Miraldi, 21 vjeç në atë kohë nuk ka pranuar ta ndihmojë të atin dhe ka marrë armën e tij të shërbimit dhe e ka qëlluar. Në këtë moment ka ndërhyrë nëna e tij, Nurie Metallari, por djali ka plagosur edhe atë gjithashtu. 

47-vjeçare ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denohet me 35 vite burg mirald metallari myftar metallari nuri metallari denohet me 35 vite burg mirald metallari myftar metallari nuri metallari

Sondazh

Poll