Bota

“Dialogu, e vetmja rrugëzgjidhje”, Kina reagon pas dyshimeve se ndihmoi Rusinë: Prioriteti ynë është paqja në Ukrainë

Zëvendës ambasadori i OKB-së, Dai Bing thotë se mënyra e vetme për të zgjidhur krizën e Ukrainës është përmes dialogut, një aluzion për qëllimet e Kinës për tu pozicionuar si ndërmjetës i paqes. 

23 Shkurt 2023, 20:21 Nga I.A
“Dialogu, e vetmja rrugëzgjidhje”, Kina reagon pas dyshimeve se
OKB

SHBA- Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, delegacioni i Kinës ka këmbëngulur se pozicioni i vendit të tij ndaj Ukrainës ka qenë konsistent dhe i qartë. Vendet anëtare të OKB-së po debatojnë aktualisht një projekt-rezolutë që i kërkon Rusisë të largohet nga Ukraina. 

Zëvendës ambasadori i OKB-së, Dai Bing thotë se mënyra e vetme për të zgjidhur krizën e Ukrainës është përmes dialogut, një aluzion për qëllimet e Kinës për tu pozicionuar si ndërmjetës i paqes. 

"Prioriteti kryesor i Kinës është të lehtësojë armëpushimin dhe ndërprerjen e armiqësive pa vonesë", thotë ai.

Në komentet që me sa duket synojnë Rusinë, Bing ka thënë se integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohet dhe vendet duhet të shmangin sulmin ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile.

Megjithatë, ai tha se shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha vendeve duhet të merren seriozisht, një sugjerim i mundshëm për mbështetjen e Kinës për Moskën.  Dhe ai gjithashtu duket se sulmon sigurimin e armëve nga Perëndimi për Ukrainën. 

Faktet brutale ofrojnë një provë të mjaftueshme se dërgimi i armëve nuk do të sjellë paqe. Shtimi i benzinës në zjarr vetëm sa do të përkeqësojë tensionet," thotë ai.

Vlen të përmendet se NATO dhe SHBA kanë sugjeruar se Kina mund të planifikojë të furnizojë me armë Rusisë.  Për temën e luftës bërthamore, Dai Bing thotë se të gjitha palët duhet të respektojnë rreptësisht konventat bërthamore.

“Armët bërthamore nuk mund të përdoren, lufta bërthamore nuk mund të bëhet”, thotë ai.

dai bing lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll