Aktualitet

‘Futën Gjiknurin në një vrasje’, gazetari rrëfen bëmën e grupit kriminal: Vlonjatët përfshinë në skemë ish-minist

20 Shtator 2019, 12:10 Nga DOSJA
‘Futën Gjiknurin në një vrasje’, gazetari rrëfen

TIRANË- Gazetari Elton Qyno, ka rrëfyer sot metodat sesi grupet kriminale përfshijnë emra të njohur për të bërë sa më të besueshme “mbrojtjen” që duan të tregojnë se kanë për të vijuar normalisht aktivitetin e tyre. Teksa po komentonte çështjen “Tahiri”, në studion e lajmeve në Report Tv, gazetari u shpreh se një grup kriminal në Vlorë, kishte përmendur në shumë biseda telefonike ish-ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri.

Gazetari Elton Qyno: Emri im apo emri juaj mund të përmendet kudo nëpër tavolina. Unë di që gjithmonë përdoren emra zyrtarësh, qoftë edhe qëllimisht. Kjo bëhet për të krijuar situate të pakëndshme ose për të thënë se këtu ka “njerëz VIP”.

Unë di rastin e një grupi kriminal që teksa prokuroria e Vlorës kishte nisur procedim penal, teksa hetohej një zyrtar aty, personat që ishin pjesë e hetimit, nisën të ngrenë një skemë komunikimi duke përmendur emrin e ish-ministrit Damian Gjiknuri. Por kjo s’do të thotë se Gjiknuri ishte i përfshirë në një vrasje në Vlorë. Por skema ishte e tillë. Që qendra e përgjimit të kuptonte që këta ishin të rëndësishëm.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet damian gjiknuri dhe cunat problematike denimi i saimir tahirit elton qyno damian gjiknuri dhe cunat problematike denimi i saimir tahirit elton qyno

Sondazh

Poll