Bota

Gurore në themelet e kalasë së Gajtanit, FMTK: Lejen e ka dhënë vetë Kumbaro

Sipas Forumit, kalaja ilire e Gajtanit në Shkodër është një qendër e rëndësishme që vizitohet nga shqiptarët dhe të huajt dhe përmban vlera të mëdha arkeologjike për zonën.

23 Shkurt 2023, 18:29 Nga I.A
Gurore në themelet e kalasë së Gajtanit, FMTK: Lejen e ka
Gurorja

TIRANË- Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ngriti alarmin për biznesin e një guroreje në rrugën që të çon të kalaja ilire e Gajtanit në Shkodër. Forumime anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se lejet mjedisore janë dhënë nga Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Kalaja ilire e Gajtanit, apo “qyteza”, siç e quajnë vendasit këtë qendër të lashtë, është e vendosur në shpatet e dy kodrave të larta dhe të izoluara. Me gjithë pozicionin mbrojtës natyral, rreth shek. VII para e.s., vendi u rrethua me mure të mëdha, të cilat edhe sot, mbas afro 2600 vjetësh janë ruajtur, në disa pjesë. Janë të trashë deri 3,5 m, të ndërtuar me gurë të mëdhenj, me punim të pakët, që duken si shkëmbinj të mëdhenj, të vendosur një mbi një pa ndonjë lidhje llaçi apo balte. Është ruajtur edhe një portë e “qytezës”, kurse një tjetër u zbulua nga gërmimet e vitit 1963.

Sipas Forumit, kalaja ilire e Gajtanit në Shkodër është një qendër e rëndësishme që vizitohet nga shqiptarët dhe të huajt dhe përmban vlera të mëdha arkeologjike për zonën.

Postimi i Plotë:

Ky eshte peisazhi ngjitur me shtegun e kalase ilire te Gajtanit ne Shkoder, nje kala e rendesishme qe vizitohet nga shqiptaret dhe te huajt dhe permban vlera te medha arkeologjike per zonen. Shihni c'po ndodh me guroren qe ngrihet ngjitur me themelet e kalase. Lejet mjedisore per guroret mbajne firmen e Kumbaros, Qerimese se famshme, qe gjen kohe per te promovuar trashegimine tone deri ne Japoni, por asnje minute per te pare se cfare ndodh ne Shkoder.

forumi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore fmtk

Sondazh

Poll