Bota

Autorë të 25 grabitjeve në Belgjikë, shkatërrohet banda kriminale në Belgjikë, kërkohet 10 vite burg për shqiptarin në krye

Përveç 24 vjedhjeve, shqiptari duhet të përgjigjet para drejtësisë për 12 tentativa vjedhjesh si edhe falsifikim pasaportash.

23 Shkurt 2023, 17:32 Nga I.A
Autorë të 25 grabitjeve në Belgjikë, shkatërrohet banda
Vjedhje

BELGJIKË- Një shqiptar pritet të dënohet me 10 vite burg në Belgjikë. Dhnet.be shkruan se shqiptari është kreu i një bande që kanë kryer rreth 25 vjedhje në Belgjikë. 

Përveç 24 vjedhjeve, shqiptari duhet të përgjigjet para drejtësisë për 12 tentativa vjedhjesh si edhe falsifikim pasaportash. Thuhet se këto grabitje kanë sjellë rreth 300,000 euro përfitime për autorët.

Ndërsa për 4 bashkëpunëtorët e tjerë të tij, u kërkua 5 vite burg dhe 3 vite anëtarin që ruante pjesëtarët e grupit dhe i lajmëronte ato në rast rreziku gjatë vjedhjeve. Organizata kriminale nga Shqipëria ishte e vendosur në Schaerbeek, ndërsa pritet që vendimi i gjykatës ndaj tyre të jepet më 23 mars.

shkaterrohet banda shqiptare ne belgjike

Sondazh

Poll