Aktualitet

I kërkoi seks studentes, Gjykata lë në burg pedagogun Denis Himci

20 Shtator 2019, 11:24 Nga DOSJA
I kërkoi seks studentes, Gjykata lë në burg pedagogun Denis Himci

ELBASAN- Denis Himci do që ndrojë 10 ditë në burg, ku ka qenë vendimi i Gjykatës së Elbasanit për pedagogun që u shfaq në videon me kamerë të fshehtë dhe i kërkoi seks studentes.

Prokurori Bledar Mustafaj e cilësoi të ligjshëm ndalimin e tij dhe kërkoi caktimin e masës “arrest me burg” për të. Ndërkohë, gjyqtari i çështjes, Bujar Musta, vendosi ta lërë vetëm 10 ditë në burg pedagogun Himçi.

Pedagogu Himci prej ditës së djeshme ndodhet në spital, pasi ka pësuar atak kardiak. Ai nuk ësthë ndjerë mirë në qelinë e paraburgimit dhe është dërguar me urgjencë në spital. Po ashtu është zbardhur dhe një pjesë e dëshimisë së tij dhe mësohet të ketë thënë që vajza e ka futur në kurth. 

Pedagogu Denis Himçi u përjashtua dje edhe nga detyra e tij si pjesë e trupës pedagogjike në Elbasan. Himci në videot e publikuara nga emisioni investigativ “Stop” shihet teksa bisedonte me studentes e tij dhe u kërkonte favore seksuale. Ai kërkonte që studentes ta puthnin, nëse donin që të merrnin provimin.

Ai mund të favorizonte studenten jo vetëm lëndën e tij, por nëse vajza ishte e gatshme për atë që i kërkonte, ai do t’ia zgjidhte të gjitha provimet, duke korruptuar edhe kolegët me njohje e dhurata.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burg per denis himcin denis himci pedagogu i elbasanit seks per provime burg per denis himcin denis himci pedagogu i elbasanit seks per provime

Sondazh

Poll