Aktualitet

Dënimi nga Krimet e Rënda/ Tahiri dhe Prokuroria përballen në Apel, të dyja palët gati ankimimin

20 Shtator 2019, 10:08 Nga DOSJA
Dënimi nga Krimet e Rënda/ Tahiri dhe Prokuroria përballen

TIRANË- Pas vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda, e cila i quajti të pabazuara akuzat e tri prokurorëve për ish-ministrin Saimir Tahiri, ka ardhur edhe lëvizja e parë nga prokuroria. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se organi i akuzës ka vendosur të apelojë vendimin për Tahirin, dhe ky ankimim do të bëhet javën e ardhshme.

Treshja e prokurorëve, Vladimir Mara, Arenc Cela dhe Dritan Prençi akuzuan ish-ministrin e  Brendshëm për “trafik droge”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “”veprime në kuadër të organizatës kriminale”, duke kërkuar 12 vite burg për të dhe ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Cela.

Por ishte gjykata e Krimeve të Rënda, e cila me një veprim të rrallë në historinë e drejtësisë shqiptare, vendosi të rikualifikojë veprën penale dhe të dënojë Tahirin me 5 vite burg për shpërdorim detyre. Për shkak se ish-ministri ndoqi “gjykimin e shkurtuar”, edhe ky dënim ra në 3.4 vite burg, të cilat më pas u konvertuan nga gjykata në 3.4 vite shërbim prove.

Ndërkohë që të njëjtën fat nuk e pati ish-kryepolici Jaeld Cela i cili megjithëse pati dënimin e Tahirit, nuk iu konvertua dënimi në shërbim prove. Mesa duket beteja e radhës do të jetë në gjykatën e Apelit, ku edhe prokuroria edhe ish-ministri Saimir Tahiri do të përballen në ankimimet e radhës. Tahiri e tha dje se do e ankimojw kwtw vendim, tw cilin e quajti “qesharak”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arenc cela gjyqi per saimir tahirin jaeld cela prokuroret e tahirit saimir tahiri arenc cela gjyqi per saimir tahirin jaeld cela prokuroret e tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll