Aktualitet

E RËNDË/ E zë makineria poshtë, vdes punëtori në minierën e Spaçit në Mirditë

20 Shtator 2019, 09:54 Nga DOSJA
E RËNDË/ E zë makineria poshtë, vdes punëtori në

MIRDITË– Anton Prenga, një punëtor i minierës së Spaçit ka humbur jetën ditën e sotme, pas një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në minierën e Spaçit, në Mirditë, teksa 47-vjeçarin e ka zënë poshtë një makineri.

Duke punuar në pjesën e jashtme në minierën në Mirditë, Prengën e ka zënë poshtë një presë metalike e makinerisë, duke e plagosur rëndë.

Punëtori është nisur menjëherë për në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen, në orën 09:45 ku fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete. Ndërkohë në vendngjarje vijojnë hetimet për vdekjen e punëtorit.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 09:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar pa shenja jete shtetasi A.P. vjeç 47, banues në Fan – Mirditë, me funksion magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë, i cili dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mirdite vdes punetori ne minieren e spacit mirdite vdes punetori ne minieren e spacit

Sondazh

Poll