Aktualitet

‘Ndeza për ty qiri në teqe’, admiruesit e zjarrtë të Saimir Tahirit s’përmbahen, ia thonë troç në rrjet: Je gangst

20 Shtator 2019, 09:34 Nga DOSJA
‘Ndeza për ty qiri në teqe’, admiruesit e zjarrtë

TIRANË- Pas përfundimit të seancës së djeshme ku u shpall fajtor, Saimir Tahiri gjeti kohë për një reagim në rrejtet sociale, ku publikoi një video të shkurtër me mbishkrimin: Beteja ime sapo ka filluar. Pas këtij postimi në rrjetet sociale, qytetarët kanë shpërthyer në komente mbështetëse për të. Ata shkruajnë se besojnë tek pafajësia e tij dhe i kërkojnë që ta apelojë vendimin që gjykata të japë vendimin e duhur.

Më poshtë disa nga komentet më pikante

Koment 1: Kampioni jone, i njerezve qe besojme ne ty!

Koment 2: Ec perpara , se ti je i pazevendesueshem, je ministri me i mir i gjith ksaj historie qe ka ky vend, jemi me tyyyyyyyyyyyyyy.

Koment 3: Ec perpara mos u dorzo e drejta juaj do dal je njishhh ???

Koment 4: Apeloje o fisnik se ste njollosen dot keta. plera ty

Koment 5: Turp i madhe u morre e gjithe media me ju gjoja ti do beje burge jo more shoku shoku jo ti ke aqe emer saqe te gjithe trmben nga ty dhe i shpetone drejtesis pore ama drejtesise se zotit te madhe jo kurre sajmo gangster me shkolle.

Koment 6: O idhulli im edhe per ty kam ndezur qiri ne teqe. Zoti ma degjoj lutjen. ?????

Dje përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove.  Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak. Pas seancës, ai ftoi gazetarët për të zhvilluar një takim, që pritet të zhvillohet ditën e sotme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i saimir tahirit gjyqi i vitit komentet e qytetarëve saimir tahiri vendimi për saimir tahirin gjyqi i saimir tahirit gjyqi i vitit komentet e qytetarëve saimir tahiri vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll