Aktualitet

Dënimi i Tahirit, çështja niset në Apel. SHBA: Akuza të rënda, vendimi shkurajues (Reagimet)

20 Shtator 2019, 09:30 Nga DOSJA
Dënimi i Tahirit, çështja niset në Apel. SHBA: Akuza

TIRANË- Ish-ministri i Brendshë, Saimir Tahiri u dënua me 3.4 shërbim prove gjatë nëj seance maratonë të zhvilluar ditën e djeshme, e cila zgjati 13 orë.

Një ditë më pas të gjithë aktorët politike, diplomatë dhe media ndërkombëtare kanë reaguar lidhur me dënimin e tij për shpërdorim detyre. 

Fillimisht, prestigjozia franceze “Le Figaro” në një shkrim për seancën e djeshme e cilësoi shpalljen e Tahirit të pafajshmëm për akuzat “trafik droge” apo “grup të strukturuar kriminal” si një ‘arratisje’ nga burgu.

Teksa ambasada gjermane zgjodhi që të përdorte “No comment” për rastin, ajo Amerikane dhe Britanike u shprehën se dënimi ishte shkurajues, duke parë akuzat e rënda që ishin kundër tij.

Pas një mbledhje në Veliopojë të kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e Partisë Socialiste për qarkun e Veriut, deputeti i PS-së Arben Pëllumbi shoi kureshtjen e gazetarëve duke u shprehur se nuk kishin diskutuar për Tahirin. 

I pari reagim nga PS, ka ardhur nga zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali e cila tha se rasti ishte një çështje e drejtësisë jo e Partisë Socialiste, as e qeverisë dhe as e partive të tjera politike në tërësi.

Nga kampi tjetër politik, reagoi numri 2 i demokratëve, Gazment Bardhi. Për të dënimi i ish-ministrit tregon që drejtësia në vend është një rast i pashpresë.

Reagime ka pasur edhe nga pasardhësi i Saimir Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj, i njohur edhe si njeriu që doli i pari kundër Tahirit në PS. Ai ka pëlqyer një reagim zyrtar që ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, ka bërë sot në Twitter.

Në fund të gjithë personazhëve që dhanë mendimin e tyre lidhur me rastin, një reagim ka bërë edhe vetë personazhi kryesor. Tahiri njoftoi se ditën e nesërme do të japë një deklaratë për shtyp, ku do të sqarojë  gjithë të vërtetën rreth dënimi të tij.

Ditën e djeshme pas më shumë se 13 orësh përfundoi dje “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove.  Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak. Pas seancës, ai ftoi gazetarët për të zhvilluar një takim, që pritet të zhvillohet ditën e sotme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardit mustafaj saimir tahiri vendimi për saimir tahirin ardit mustafaj saimir tahiri vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll