Aktualitet

Organizatë kriminale dhe trafik droge, kapet 54-vjeçari në Kashar, i dënuar nga drejtësia italiane

20 Shtator 2019, 09:09 Nga DOSJA
Organizatë kriminale dhe trafik droge, kapet 54-vjeçari në

TIRANË– Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Burime zyrtare bëjnë me dije se 54-vjeçari me inicialet M.P., është arrestuar pasi rezulton në kërkim nga drejtësia italiane.

Shqiptari rezulton i dënuar me 13 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Apelit në Milano, Itali, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”. Ai është arrestuar në periferi të Tiranës në Yrshek, Kashar.

54-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i policisë Tiranë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e policisë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Yrsheku”. Operacioni nga DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një shtetas shqiptar, i dënuar me 13 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

Seksioni i Kërkimit në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana falë një pune të mirëorganizuar hetimore, lokalizoi, kapi dhe ndaloi në zonën e Yrshekut, në Kashar, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– M. P., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar një ditë më parë nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 13 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 54-vjecari ne tirane itali trafik droge arrestohet 54-vjecari ne tirane itali trafik droge

Sondazh

Poll