Aktualitet

Sherri mes të rinjve në shkodër, Policia arreston 17-vjeçarin: Qëlloi me thikë shokun (EMRAT)

20 Shtator 2019, 08:49 Nga DOSJA
Sherri mes të rinjve në shkodër, Policia arreston

SHKODËR- Një 17-vjeçar është arrestuar sot në Shkodërm, pasi dyshohet se ësthë autori i plagosjes me thiktë të një bashkëmoshatari të tij. Sipas informacineve që bën me dije Policia mësohet se 17-vjeçari Brendon Gjergji ka plagosur me thikë shtetasin Kledis Smaili, i cili ndodhet ende në spital.

Po ashtu në këtë ngjarje dyshohet të jetë përfshirë dhe një  19-vjeçar, i cili  do të ndiqet në gjendje të lirë. “Këto shtetas gjatë ditës së djeshme ishin konfliktuar me shtetasin K. S. në ambjentet e shkollës dhe më pas gjatë mbrëmjes kanë komunikuar me telefon dhe janë takuar në lagjen ‘Vasil Shanto’”, shton Policia.

NJOFTIM I PLOTË

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur një 16-vjeçar. Më datë 19.09.2019, ora 20:00, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, disa persona gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës shtetasin K. S. vjeç 16, banues në lagjen Partizani, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër. Falë reagimit të shpejtë të forcave të policisë është identifikuar dhe kapur autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. Gj., 17 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, i cili u arrestua për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Si dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi A. R. 19 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Këto shtetas gjatë ditës së djeshme ishin konfliktuar me shtetasin K. S. në ambjentet e shkollës dhe më pas gjatë mbrëmjes kanë komunikuar me telefon dhe janë takuar në lagjen “Vasil Shanto”. Ata janë konfliktuar fizikisht e më pas shtetasi B. Gj. ka nxjerrë një mjet të fortë, me të cilin ka goditur disa herë shtetasin K. S. në këmbë dhe brinjë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Një sherr mes të rinjve ka përfunduar me plagosjen e një 16-vjeçari në Shkodër. I plagosuri ka mbetur Kledis Smajli, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është dërguar me urgjencë në sptalin e Shkodrës ku po merr mjekim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet brendon gjergji kledis smaili plagosje në shkodër policia shkoder brendon gjergji kledis smaili plagosje në shkodër policia shkoder

Sondazh

Poll