Aktualitet

Shkatërrohet grupi i kokainës në itali, arrestohet 7 shqiptarë dhe një italiane

20 Shtator 2019, 08:42 Nga DOSJA
Shkatërrohet grupi i kokainës në itali, arrestohet 7

ITALI- Një rrjet i gjerë i trafikut të drogës është shkatërruar në Itali, ku në pranga kanë rënë 8 persona. Sipas informacioneve bëhet me dije se 7 prej të arrestuarve janë shqiptar dhe mes tyre është një grua italiane.

Sipas mediave vendase mësohet se ata janë vënë në pranga me akuzën e trafikut të drogës dhe armëmabjtjes pa leje. Shqiptarët e arrestuar janë të gjithë nga familjet shqiptare Proshka e Ajazi, të cilat janë të njohura nga autoritetet italiane si të lidhur me botën e krimit, pasi trafikonin kokainë.

Operacioni është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në disa qytete si Como, Brianza, Monza, Milano, Rimini e Varese. Ky operacion është një vazhdim i operacionit të ekzekutuar në shtator të 2018 i cili çoi në arrestimin e 23 personave, 22 shqiptarë e një femër rumune të akuzuar për trafik prostitucioni ndaj mjaft vajzave me origjinë shqiptare, rumune, bullgare, polake e hungareze.

Mediat në vend bëjnë me dije se janë përgjimet telefonike, si dhe ato ambientale në automjetet e të arrestuarve që kanë zbardhur aktivitetin e tyre në trafikun e heroinës, kokainës, marijaunë e hashash të trafikuar kryesisht nga vendet e ulëta.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet familja ajazi familja proshka rrjeti i kokaines trafiku i kokaines familja ajazi familja proshka rrjeti i kokaines trafiku i kokaines

Sondazh

Poll