Art&Argëtim

Mbi një banane, Meghan Markle ka një mesazh për punonjëset e seksit

3 Shkurt 2019, 16:27 Nga DOSJA
Mbi një banane, Meghan Markle ka një mesazh për punonjëset e

Në muajt e fundit të pritjes së ëmbël Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka ndërmarrë një nismë që ndihmon femrat të largohen nga rruga dhe nga dhuna. Së bashku me parnterin e saj, Princin Harry, Meghan vizitoi qendrën e bamirësisë One25 në Bristol.

Në bananet e drekës së grave që ndihmohen nga kjo qendër ajo shkroi disa mesazhe inspiruese. “Je e fortë”, “Je speciale”, “Je e guximshme” dhe “Të duan,”, lexohet mbi banane.

“Po e mendoja këtë një ditë më parë. Pashë një program që një zonjë kishte nisur në Amerikë në një program dreke për fëmijët në shkolla ku në secilën banane ajo shkruante një afirmim apo diçka që t’i bënte fëmijët të ndiheshin të fuqizuar. Mendoj se ky gjest i vogël është një ide e mrekullueshme,”– shprehet ish-aktorja, shkruan “Mirror”.

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

showbiz showbiz gra te dhunuara meghan markle mesazh mbi banane mesazhe sensibilizuese princ harry punonjese seksi gra te dhunuara meghan markle mesazh mbi banane mesazhe sensibilizuese princ harry punonjese seksi

Sondazh

Poll