Aktualitet

E rëndë/ Gjendet i djegur brenda në makinë një 56-vjeçar shqiptar në Greqi

20 Shtator 2019, 06:26 Nga DOSJA
E rëndë/ Gjendet i djegur brenda në makinë një

GREQI- Një tragjedi ka ndodhur dje në zonën midis Manolas dhe Haraki të Rodos me një të vdekur shqiptar. Ngjarja është zbuluar nga kalimtarë vendas rreth orës 06:30 ku dhe kanë njoftuar Policinë. Bëhet fjalë për një tragjedi ku ka gjetur vdekjen një shtetas shqiptar. Dyshimet rreth kësaj ngjarje janë të shumta, por mendohet se mund të kemi të bëjmë dhe me vrasje.

Për shkak të djegies së madhe 56-vjeçari nuk mund të identifikohej, por pas verifikimit të targës së makinës rezultoi se i përkiste një shqiptar.

Autoritetet shprehen për mediat vendase se ekziston një video ku shihet se flakët e makinës kanë nisur nga jashtë saj duke përfshirë më pas të gjithë automjetin.

Por nga ana tjeter mediat e vendit fqinjë shkruajnë se shqiptari kishte probleme financiare dhe mund të ketë kryer akt vetëvrasje. Viktima ishte i martuar dhe babai i një vajze, por emri i tij nuk bëhet publik. Ai u gjend i djegur në sendiljen e shoferit në mjetin tip Hyundai, raporton gazeta vendase “H RODIAKH”.

Ngjarja e sotme ka çuar në 200 numrin e viktimave që kanë humbur jetën në vrasje të ndryshme, ku kjo e sotmja sipas policisë vendase bën fjalë se mund të jetë edhe një akt kriminal.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet shqiptari ne makine policia greke vdes shqiptari ne greqi digjet shqiptari ne makine policia greke vdes shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll