Aktualitet

Dënimi për Saimir Tahirin/ Ironizon Zagani: Lali Eri qenke kodosh, t’u shtua një punonjës vullnetar

20 Shtator 2019, 05:52 Nga DOSJA

Tiranë-Mbrëmjen e djeshme Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me 5 vite burg, të konvertuara në 3 vite shërbim prove. Për këtë vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda ka reaguar edhe  Dritan Zagani i cili  shprehet se kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu shtua një punonjës vullnetar.

“Ju shtua dhe një punonjës vullnetar Bashkisë Tiranë! Lali qenke vërtet kodosh!”, shkruan Zagani në rrjetin social Facebook.

 

Pas më shumë se 13 orësh përfundoi dje “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove.  Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak. Pas seancës, ai ftoi gazetarët për të zhvilluar një takim, që pritet të zhvillohet ditën e sotme.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denohet saimir tahiri dritan zagani vendimi për saimir tahirin denohet saimir tahiri dritan zagani vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll