Aktualitet

Dalin për herë të parë pamjet/ Momentet kur policia ndjek Orest Sotën me 863 mijë euro, Çollaku: Si gënjeu Prokuroria (V

20 Shtator 2019, 05:25 Nga DOSJA
Dalin për herë të parë pamjet/ Momentet kur policia ndjek

Tiranë– Dje në mbrëmje në emisionin “Open” në Top Channel, gazetari Basir Çollaku publikoi një video, ku tregohen momentet, pak para se të ndalohej biznesmeni Orest Sota në oborrin e kompanisë “Kurum”, në Elbasan më 1 nëntor  të 2017.  Gjatë arrestimit Sotës iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe bashkëshortes së tij.

Sipas gazetarit Basir Çollaku kjo video rrëzon pretendimet zyrtare se Sota është ndjekur me makinë nga policia pasi nuk i ka qëndruar postbllokut dhe se më pas ka hyrë me forcë në ambientet e kompanisë “Kurim”.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme makina luksoze e Sotës vjen me shpejtësi në derën e kompanisë, punëtori i jap me shpejtësi derën dhe menjëherë pas saj vjen makina e policisë.

Video marrë nga Top Channel:

Sota po akuzohet aktualisht për veprat penale “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së të ardhurave” dhe çështja ka kaluar nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Elbasanit. Prokuroria dyshonte fillimisht se paratë e gjetura në makinën e Sotës i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri. Mbetet ende e paqartë se si Prokuroria e ndau çështjen “Sota” nga ajo “Tahiri”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i orest sotës patentat e tahirit arrestimi i orest sotës patentat e tahirit

Sondazh

Poll