Aktualitet

‘Dënimi’/ Tahiri pas vendimit: Jam aq burrë sa të mos çoj mesazhe të koduara

19 Shtator 2019, 21:20 Nga DOSJA
‘Dënimi’/ Tahiri pas vendimit: Jam aq burrë sa të mos

TIRANË- Në lidhje live në emisionin Opinion, Saimir Tahiri komentoi edhe njëherë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që e dënoi atë për shpërdorim detyrë.

Ish ministri i Brendshëm theksoi se nesër do të flasë më qartë, pasi të ishte më i qetë.

“Jam aq burrë sa të mos çoj mesazhe të koduara. Mos më pyesni më. E bëj drejt për drejt unë po të dua të çoj. U hetova dy vite për trafik droge dhe u katandis gjëja që u dënova për shpërdorim detyre. Ju kërkoj ndjesë se më duhet të largohem”, tha Tahiri.

Pas më shumë se 13 orësh përfundon “Gjyqi i vitit”. Gjykata e Krimeve të Rënda dënon ish–ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Tahirit do t’i konvertohet dënimi me 3 vjet shërbim prove. Pas seancës, Tahiri ka ftuar gazetarët për të zhvilluar një takim. Mister mesazhi që do të përcjellë socialisti nesër. PD e quajti vendim të turpshëm.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet saimir tahiri vendimi për saimir tahirin saimir tahiri vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll