Aktualitet

Vendimi për Tahirin/ Berisha: Mafia e drogës nuk dënon veten

19 Shtator 2019, 21:09 Nga DOSJA
Vendimi për Tahirin/ Berisha: Mafia e drogës nuk dënon veten

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të gjykatës për të lënë në provë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për shpërdorim detyre.

Në një postim në “Facebook”, Berisha shprehet se ky ishte një vendim i turpshëm, kurse ka shtuar se mafia e drogës në shtet nuk dënon veten.

Postimi i Sali Berishës:

Mafia e droges veten nuk e denon!

Miq, parodia e procesit Tahiri qe sapo perfundoi, fakton ne menyre perfundimtare se mafia e droges veten nuk e gjykon dhe nuk e denon! Ky vendim i turpshem eshte i ngjashem me ato te karteleve, ne te cilat droga, trafiqet jane merite dhe jo krim dhe kumbaret kryesor mbrohen e nuk denohen.

Narko prokuroria, siç kane faktuar mediat fakte thelbesore dhe prova perveluese te bashkepunumit te Saimir Trafikut me Habiljat, nuk i vendos dhe si trajton si te tilla ne aktakuzen e saj.

Narko prokuroria kerkon per veprat penale qe e akuzon nga se paku 40 vite burg vetem 12 vite.

Narko gjykatesit mezi priten ti kerkonin ndjese Saimir Trafikut se ishte i pafajshem, por te detyruar dhe vetem sa per sy e faqe te shqiptareve dhe nderkombetareve po te japin nje akuze koti per abuzim detyre dhe jo kurre per kanabizimin se bashku me shefin e madh Edvin Mafine te mbare vendit sepse ti o Sajmir Trafiku ke zbatuar vetem porosine e tij.

Si perfundim miq, ky proces deshmon perfundimisht se per narkoshtetin e vetem dhe e te pare ne Europe shteti ligjor nuk ekziston. Vetem qytetaret shqiptar me guxim dhe sakrifica mund te nxjerrin fatin e tyre nga kthetrat e mafies se droges te kryesuar nga Edvin Mafia! Sb

Pas më shumë se 13 orësh përfundon “Gjyqi i vitit”. Gjykata e Krimeve të Rënda dënon ish–ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Tahirit do t’i konvertohet dënimi me 3 vjet shërbim prove. Pas seancës, Tahiri ka ftuar gazetarët për të zhvilluar një takim. Mister mesazhi që do të përcjellë socialisti nesër. PD e quajti vendim të turpshëm.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet saimir tahiri sali berisha vendimi për saimir tahirin saimir tahiri sali berisha vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shtator 2019, 19:31

TIRANË– Tre gjyqatër e dosjes së Saimir Tahiri duket se janë gati për të dhënë vendimin lidhur me rastin.Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahir mësohet se ë...