Aktualitet

“Më lini ta përtyp”, ish-ministri-gazetarëve: Ta kishin bërë si burrat, më mirë të më dënonin sesa ky vendim

19 Shtator 2019, 20:14 Nga DOSJA
“Më lini ta përtyp”, ish-ministri-gazetarëve: Ta

TIRANË– Ish-ministri Saimir Tahiri pas daljes nga gjykata ka thënë se vendimi ishte qesharak.

Ai në mënyrë ironike ka thënë se më mirë ta kishin dënuar për trafik droge sesa dënimin që i dhanë.

Do ishte mire ta kishin bërë si burrat, të më kishin dënuar për trafik se kështu si e bënë është qesharake. Isha më i qartë kur hyra.Më duket qesharake, se gjykata mua quan mu përgjegjës se pse kushërinjtë e mi më përmendim mua. Më duhet kohë ta përtyp. Unë jam shumë kureshtar të dëgjoj atë që nuk jam kriminel, nuk jam trafikant. Duhet ta gjej rrugën që të lexoj një vendim të tillë, për mua është qesharak, Duhet ta kishin bërë si burrat dhe të më dënonin. Më lini ta përtyp, se nuk di t’u them më shumë. Është si të shkosh në një provim dhe mësuesja të thotë ke mësuar shumë mirë po hajt po të vë një pesë”, deklaroi Tahiri pas daljes nga Gjykata.

Pas më shumë se 13 orësh përfundon “Gjyqi i vitit”. Gjykata e Krimeve të Rënda dënon ish–ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Tahirit do t’i konvertohet dënimi me 3 vjet shërbim prove. Pas seancës, Tahiri ka ftuar gazetarët për të zhvilluar një takim. Mister mesazhi që do të përcjellë socialisti nesër. PD e quajti vendim të turpshëm.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet saimir tahiri tahiri me gazetaret vendimi për saimir tahirin saimir tahiri tahiri me gazetaret vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shtator 2019, 19:31

TIRANË– Tre gjyqatër e dosjes së Saimir Tahiri duket se janë gati për të dhënë vendimin lidhur me rastin.Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahir mësohet se ë...