Aktualitet

U dënua me 3 vite shërbim prove, Tahiri ‘hap zemrën’ para të gjithëve: S’di të qaj a të qesh. Prisni deri nesër

19 Shtator 2019, 20:07 Nga DOSJA
U dënua me 3 vite shërbim prove, Tahiri ‘hap zemrën’

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se nuk e ka kuptuar vendimin e marrë nga Gjykata, e cila e dënoi për shpërdorim detyre.

Në fjalën e tij, Tahiri u shpreh se për dy vite u akuzua për trafik droge ndërsa në fund u dënua për shpërdorim detyre.

Me sa kuptova, nuk jam kriminel dhe trafikant dhe jo pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Më lini ta përtyp, as qesh dhe as qaj dot. Nesër ju ftoj të mbajmë bashkë ca mendime. Mu duk një gjë e tipit, je i pafajshëm po sdimë ca të të themi. Më vjen keq që nuk iu them dot më shumë. Për dy vjet jam etiketuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë. Sot Gjykata thotë jo nuk e ke bërë këtë por nuk e kuptova meqë kushërinjtë kanë përdurur emrin tim, unë kam bërë shëprdorim detyre. Iu ruajt zoti ju. Kjo është vetëm maja e betejës time. Prisni deri nesër se edhe mua më duhet kohë ta kuptoj këtë që ndodhi,”-tha Tahiri.

Pas më shumë se 13 orësh përfundon

“Gjyqi i vitit”. Gjykata e Krimeve të Rënda dënon ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me 5 vite burg nga 12 që kërkoi Prokuroria. Tahirit do t’i konvertohet dënimi me 3 vjet shërbim prove. Pas seancës, Tahiri ka ftuar gazetarët për të zhvilluar një takim. Mister mesazhi që do të përcjellë socialisti nesër. PD quajti vendim të turpshëm.

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet saimir tahiri vendimi për saimir tahirin saimir tahiri vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shtator 2019, 19:31

TIRANË– Tre gjyqatër e dosjes së Saimir Tahiri duket se janë gati për të dhënë vendimin lidhur me rastin.Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahir mësohet se ë...