Aktualitet

Saimir Tahiri shpallet fajtor, humb betejën me drejtësinë dhe dënohet 3 vite shërbim prove

19 Shtator 2019, 19:57 Nga DOSJA
Saimir Tahiri shpallet fajtor, humb betejën me drejtësinë dhe

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda pwr shpwrdorim detyre.

Pas 2 vitesh në hetim dhe akuzë, Tahiri është dënuar nga gjykata, pas një procesi maratonë me 5 vite burg.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg. Ky dwnim sipas kodit penal konvertohet në shërbim prove dhe me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë tjetër vepër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Pas më shumë se 13 orësh përfundon “Gjyqi i vitit”. Gjykata e Krimeve të Rënda dënon ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me 5 vite burg nga 12 që kërkoi Prokuroria. Tahirit do t’i konvertohet dënimi me 3 vjet shërbim prove. Pas seancës, Tahiri ka ftuar gazetarët për të zhvilluar një takim. Mister mesazhi që do të përcjellë socialisti nesër. PD quajti vendim të turpshëm.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denohet saimir tahiri saimir tahiri vendimi për saimir tahirin denohet saimir tahiri saimir tahiri vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shtator 2019, 19:31

TIRANË– Tre gjyqatër e dosjes së Saimir Tahiri duket se janë gati për të dhënë vendimin lidhur me rastin.Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahir mësohet se ë...