Aktualitet

19 Shtator 2019, 19:31 Nga DOSJA

TIRANË– Tre gjyqatër e dosjes së Saimir Tahiri duket se janë gati për të dhënë vendimin lidhur me rastin.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahir mësohet se është futur para në sallën e gjyqit për të pritur atje gjyqtarët. Ndërsa avokati i tij, Maks Haxhia ka qënë duke dhënë një intervistë “live” për Top-Channel dhe është larguar me shpejtësi. 

Për largimin nga intervista, Haxhia është shprehur se i duhet të largohej pasi togat e zeza ishin gati për të dhënë vendimin. 

Seanca në gjykatën për Krimet e Rënda nisi që në orën 09:00, dhe në gjykatë Tahiri shkoi bashkë me avokatin Maks Haxhia dhe familjarë të tij. Në gjykatë nuk munguan as sot përfaqësues të ambasadës amerikane, të cilët e kanë ndjekur qysh prej fillimit procesin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet maks haxhia vendimi për saimir tahirin maks haxhia vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll