Aktualitet

Vendimi për Tahirin, avokat Spartak Ngjela bën parashikimin: Vonesa është në favor, duhet të jetë ndarë Gjykata

19 Shtator 2019, 19:03 Nga DOSJA
Vendimi për Tahirin, avokat Spartak Ngjela bën parashikimin: Vonesa

TIRANË– Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar vonesën në dhënien e vendimit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. 

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se vonesa për dhënien e vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda është në favor të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Vonesa është në favor të Tahirit. Duhet të jetë ndarë Gjykata. Ose pastaj vendosin ta japin që sot vendimin e arsyetuar, e kanë marrë vendimin dhe po e arsyetonë. Por kjo është më e zbehtë. Kurse më e sakta është kjo tjetra, do të ketë konflikt të brendshëm në Gjykatë. Nuk e di si do rrjedhi situata juridike e arsyetimit, por nëse është e vërtetë ajo e radarëve, që tha Tahiri, se ata e kishin provë të fortë fikjen e radarëve. Ky i paska gjetur të hequra radarët nga paraardhësit. Kjo është një provë e fortë në kuptimin e provave indirekte. Të shohim sa do ti arsyetojë Gjykata me pafajësi apo fajësi.Ai bëri mirë që hyri në betejë legale, e vetmja rrugë kjo ishte,”-tha Ngjela.

Seanca në gjykatën për Krimet e Rënda nisi që në orën 09:00, dhe në gjykatë Tahiri shkoi bashkë me avokatin Maks Haxhia dhe familjarë të tij. Në gjykatë nuk munguan as sot përfaqësues të ambasadës amerikane, të cilët e kanë ndjekur qysh prej fillimit procesin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet saimir tahiri spartak ngjela vendimi për saimir tahirin saimir tahiri spartak ngjela vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll