Aktualitet

I vetmuar dhe i ulur në shkallët e gjykatës, Tahiri pret me ankth vendimin ‘final’

19 Shtator 2019, 18:24 Nga DOSJA
I vetmuar dhe i ulur në shkallët e gjykatës, Tahiri pret me ankth

TIRANË- Kanë kaluar katër orë që kur trupi gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda duhet të jepte vendimin për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, i akuzuar për tre vepra penale.

Por të mbyllur në dhomën e këshillimit, tre gjyqtarët nuk kanë dhënë ende asnjë sinjal se janë gati të shpallin se çfarë kanë vendosur për ish-ministrin.

Ky i fundit, siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, po pret me ankth i ulur në shkallët e Gjykatës. Tahiri shoqërohet edhe nga një person tjetër.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite. Prokuroria e akuzon Tahirin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Seanca në gjykatën për Krimet e Rënda nisi që në orën 09:00, dhe në gjykatë Tahiri shkoi bashkë me avokatin Maks Haxhia dhe familjarë të tij. Në gjykatë nuk munguan as sot përfaqësues të ambasadës amerikane, të cilët e kanë ndjekur qysh prej fillimit procesin.

Marrë nga Top Channel

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet krimet e renda saimir tahiri vendimi për saimir tahirin krimet e renda saimir tahiri vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll