Aktualitet

“Mund të shkruhet historia”/ Mes tensionit dhe ankthit trupa gjykuese ‘ngujohet’ në sallë, 4 opsionet për fatin e Ta

19 Shtator 2019, 18:08 Nga DOSJA
“Mund të shkruhet historia”/ Mes tensionit dhe ankthit trupa

TIRANË– Trupa gjykuese e përbërë nga Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, është ‘kyçur’ në dhomën e konsultimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për më shumë se 3 orë për të marrë vendimin përfundimtar për Saimir Tahirin.

Pritja lidhet me një debat të fortë mes gjyqtarëve, të cilët mesa duket nuk bien dakord për çështjen e vendimit. Tahiri u largua për pak orë për t’u rikthyer në orën 15:45

Burime për dosja.al bëjnë me dije se qarkullojnë 4 versione lidhur me ‘fatin’ e Tahirit.

Një version është: shpallja e pafajshme e ish-ministrit Tahiri dhe lirimin e tij nga të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria. Një tjetër version është shpallja fajtor dhe pranimi i akuzave.

Një opsion i tretë është riklasifikimi i veprës penale, që do të thotë se ish-ministri mund të shpallet fajtor vetëm për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Ndërsa, ekziston edhe një opsion i katërt sipas të cilit, asnjë prej gjyqtarëve mos jetë në një mendje me tjetrin e mos bien dakord duke mos marrë asnjë vendim final.

Seanca në gjykatën për Krimet e Rënda nisi që në orën 09:00, dhe në gjykatë Tahiri shkoi bashkë me avokatin Maks Haxhia dhe familjarë të tij. Në gjykatë nuk munguan as sot përfaqësues të ambasadës amerikane, të cilët e kanë ndjekur qysh prej fillimit procesin.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite. Tahiri akuzohet për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet krimet e renda saimir tahiri vendimi për saimir tahirin krimet e renda saimir tahiri vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll