Aktualitet

Çastet e ankthit, ecejaket e Tahirit teksa pret vendimin final për gjyqin e jetës: Këtu vendoset fati im!

19 Shtator 2019, 17:43 Nga DOSJA
Çastet e ankthit, ecejaket e Tahirit teksa pret vendimin final për

TIRANË- Për më shumë se 7 orësh, trupa gjykuese është mbyllur në dhomën e Këshillimit për të vendosur mbi fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. 

Burime të Dosja.al brenda në Gjykatën e Krimeve të Rënda bëjnë me dije se Tahiri po e përjeton pritjen me shumë stres dhe ankth. 

Mësohet se e vetmja mënyrë për të larguar disi stresin për Tahirin kanë qënë ecejakjet tek makina e tij dhe brenda ambienteve të Gjykatës. Gjithashtu edhe konsumi i cigareve. 

Në seancën e shkuar para gazetarëve, Tahiri tha se gjyqi ishte shumë i rëndësishëm për të pasi nga ai varej fati i tij. 

Kjo hyn në betejat më të mëdha të jetës time. Varet fati im. Mua më intereson drejtësia. Unë dua të jem i lirë. Të kem gojë për të folur dhe shpirt për të menduar,”-tha Tahiri. 

Seanca në gjykatën për Krimet e Rënda nisi që në orën 09:00, dhe në gjykatë Tahiri shkoi bashkë me avokatin Maks Haxhia dhe familjarë të tij. Në gjykatë nuk munguan as sot përfaqësues të ambasadës amerikane, të cilët e kanë ndjekur qysh prej fillimit procesin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet saimir tahiri vendimi për saimir tahirin saimir tahiri vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll