Aktualitet

Çështja e Ilir Bajrit, Apeli i Shkodrës bllokon ekstradimin në Itali

19 Shtator 2019, 16:55 Nga DOSJA
Çështja e Ilir Bajrit, Apeli i Shkodrës bllokon ekstradimin

TIRANË- Gjykata e Apelit ka bllokuar ekstradimin në Itali të Ilir Bajrit.

Gjykata e Apelit Shkodër me trup gjykues të përbërë nga relatore Vojsava Kola (Osmanaj), anëtarë Aleks Nikolli dhe Marina Rraboshta vendosën sot pranimin e ankimit të Ilir Bajrit duke anuluar vendimin  e shkallës së parë dhe duke vendosur kthimin për rigjykim të cështjes me trup tjetër gjykues.

Apeli Shkodër arsyeton në vendimin e saj, se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është i pazbatueshëm në praktikë, i marrë në kundërshtim me ligjin procedural penal, provat e administruara dhe si i tillë duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim në atë gjykatë, me trup tjetër gjykues. Tashmë pritet që me zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër, çështja të kthehet përsëri për gjykim në Shkallë të Parë.

Në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjës në Itali e ka gjykuar dhe dënuar për akuzën “trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni” dhe është dënuar përfundimisht me 5 vite e gjysëm burg.

Ilir Bajri u arrestua në shtator të vitit të kaluar si pjesë e grupit “Bajri” të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal bashkë me disa persona të tjerë ndërsa çështja ndaj tyre vijon ende tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

(k.m, a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e apelit shkoder ilir bajri gjykata e apelit shkoder ilir bajri

Sondazh

Poll