Aktualitet

I kërkoi seks studentes, pëson atak kardiak pedagogu Denis Himçi, transportohet me urgjencë në QSUT

19 Shtator 2019, 14:31 Nga DOSJA
I kërkoi seks studentes, pëson atak kardiak pedagogu Denis

TIRANE- Pedagogu Denis Himçi, i arrestuar mëngjesin e djeshëm pas publikimit të videoskandalit në STOP, ku i kërkonte favore seksuale një studenteje, ka përfunduar me urgjencë në QSUT.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Himçi ka pësuar një atak kardiak, dhe është shtruar menjëherë në ambientet e urgjencës në spital.

Ende nuk ka informacion lidhur me gjendjen e tij dhe se a e ka kaluar rrezikun për jetën.

Pedagogu Denis Himçi u përjashtua dje edhe nga detyra e tij si pjesë e trupës pedagogjike në Elbasan. Ai u filmua teksa kërkonte favore seksuale me një studente të cilës i premtoi se do të arrinte të merrte 27 provime të mbartura brenda një jave.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denis himci skandali ne universitetin e elbasanit denis himci skandali ne universitetin e elbasanit

Sondazh

Poll