Aktualitet

PAMJE/ Momenti kur Arbër Çekaj futet në burgun 313, e rrethon policia

19 Shtator 2019, 11:56 Nga DOSJA
PAMJE/ Momenti kur Arbër Çekaj futet në burgun 313, e rrethon

Tiranë- Arbër Çekaj pas ekstradimit në Rinas është transportuar për në burgun “313” në Tiranë, ku aty do të mbahet derisa gjykata të japë një vendim për të. Ai është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al shfaqet makina e policisë teksa futet në burgun “313”.

Arbër Çekaj u arrestuar në Gjermani dhe pas arrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij. 

Ai është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë vetëm; Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, ndërsa janë sekuestruar dhe disa llogari bankare dhe dy biznese të reja të hapura nga të afërmit e Arbër Çekajt për të cilat hetuesit dyshonin se do përdoreshin për të tjetërsuar asetet. Vetë Çekaj ka mohuar akuzat në drejtim të tij.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj kerkon azil ekstradohet arbër çekaj arber cekaj kerkon azil ekstradohet arbër çekaj

Sondazh

Poll