Aktualitet

Parcela me hashash në Krujë, arrestohen 8 persona dhe 3 të tjerë shpallur në kërkim

19 Shtator 2019, 11:36 Nga DOSJA
Parcela me hashash në Krujë, arrestohen 8 persona dhe 3 të

KRUJË- 8 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë kultuvuar lëndë narkotike. Policia në një njoftim për mediat ka bërë me dije se është proceduar dhe kryeplaku i fshatit Gramëz.

Sot janë zhvilluar kontrolle në banesat e shtetasve të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 200 bimë Cannabis Sativa në banesat e shtetasve E. S., Y.S. dhe A.S, një krehër automatiku model 56 dhe 50 fishekë model 7.62 mm, në banesën e shtetasit A. S.

Po ashtu kontrolle janë zhvilluar dhe në disa banesa të tjera të të arrestuarve, ku është gjetur sasi e madhe e kanabisit dhe armë.

NJOFTIMI I PLOTË

Goditen dy raste kultivimi të lëndëve narkotike. Janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas dhe shpallur në kërkim 3 të tjerë, si dhe është proceduar kryeplaku i fshatit Gramëz. Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Fushë – Krujë dhe Prokurorinë e Rrethit kanë finalizuar me sukses dy operacione policore kundër kultivimit të bimëve narkotike, të koduar “Arrameras 3” dhe “Gramëz 2”. Janë sekuestruar bimë dhe boçe Cannabis Sativa, si dhe municion luftarak.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Strukturat Policore ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Arrameras 2″ janë arrestuar në flagrancë për veprat penale” Kultivimi i bimëve narkotike” e kyer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasit: E. S., 32 vjeç, banues në Arramerras, Fushë – Krujë; Y. S., 27 vjeç, banues në Arrameras, Fushë – Krujë; Si edhe është shpallur në kërkim shtetasi A. S., 50 vjeç , banues në Arrameras, Fushë – Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të mësipërm u konstatua se në në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 200 bimë Cannabis Sativa në banesat e shtetasve E. S., Y.S. dhe A.S, një krehër automatiku model 56 dhe 50 fishekë model 7.62 mm, në banesën e shtetasit A. S.

Në vijim është finalizuar edhe operacioni i koduar “Gramza 2”. Janë arrestuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasit: A. C., 26 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë; R. C., 34 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë; Gj. C., 46 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë; G. S., 32 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë; Gj. S., 32 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë; L. S., 50 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve Sh. S., 40 vjeç dhe K. S., 46 vjeç, banues në Gramëz , Fushë – Krujë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të mësipërm janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 150 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa;  9 kg boçe Cannabis Sativa, 1 fishek model 56, kalibër 7.62 mm. Ndërkohë, është proceduar në gjendje të lire, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasi Gj. L., 53 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë, kryeplaku i fshatit Gramëz. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 8 persona hashashi ne shqiperi policia kruje arrestohen 8 persona hashashi ne shqiperi policia kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shtator 2019, 10:08

Panik në Stamboll, shpërthen një fabrikë kimike

Stamboll – Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë kimike, ka tronditur Stambollin mbrëmjen e djeshme.Shpërthimi ishte mjafti  fortë, duke bërë që makinat e gje...