Aktualitet

Nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, mësoni datën dhe udhëzimet e rrepta

19 Shtator 2019, 11:23 Nga DOSJA
Nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, mësoni datën dhe

TIRANË– Shumë shpejt do të nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane bën me dije se aplikimet mund do të nisin në datën 2 tetor 2019-të.

Gjithashtu në njoftim bëhen me dije edhe udhëzimet që duhet të ndiqni nëse dëshironi të aplikoni për lotarinë.

“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2021 do të rifillojë të mërkurën, më 2 tetor 2019 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 5 nëntor 2019, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).

Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit.

Duke filluar nga 5 maji 2020, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.  Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve,”- shkruhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane lotaria amerikane ambasada amerikane lotaria amerikane

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shtator 2019, 10:08

Panik në Stamboll, shpërthen një fabrikë kimike

Stamboll – Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë kimike, ka tronditur Stambollin mbrëmjen e djeshme.Shpërthimi ishte mjafti  fortë, duke bërë që makinat e gje...