Aktualitet

Pyjet e Indonezisë përfshihen nga flakët masive, sëmuren qindra banorë

19 Shtator 2019, 11:17 Nga DOSJA

Jakarta, IndoneziBrazili tërhoqi vëmëndjen botërore me djegiet në masë të pyjeve të amazonës, duke u cilësuar edhe si mushkëritë e botës, por nga ana tjetër jo shumë njerëz janë në dijeni të zjarrit të ndodhur për disa kohë në vazhdim tashmë, në pyjet e Jakartës , Indonezi.

Qindra hektarë pyje dhe jetë e egër është djegur tashmë për disa ditë me rradhë në kufirin midis Borneos dhe Sumatrës në Indonezi.

Zjarri I rënë ka krijuar një re të madhe të nxehtë të mbushur me hi dhe pluhur, e cila ka arritur të shpërndahet nëpër qytete , duke bërë kështu që të mbyllen kopshtet, shkollat dhe ka dërguar në spital me mijra njerëz , të cilët kanë hasur probleme me mushkritë dhe frymëmarrjen.

Zjarri mendohet të jetë vënë në mënyrë të qëllishme, nga banorët e zonës për të hapur vënd për të mbjella të reja, por situata u ka dalë nga duart duke bërë kështu që I gjithë pylli të marrë flakë.

Zjarrfikësit nuk kanë pajisjet e duhura për ta përballuar një zjarr të kësaj mase, ndaj dhe Indonezia rrezikon të humbë rreth 80 përqind të sipërfaqes së saj pyjore . Bashkë me të do të humbi dhe gjithë flora dhe fauna , si dhe speciet unike që gjenden vetëm në pyjet e Indonezisë.

Kjo nuk do të ishtë vetëm një humbje për Indonezinë, po për të gjithë botën.

 

Burimi: Ny Times

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flora dhe fauna indonezi zjarr ne pyje flora dhe fauna indonezi zjarr ne pyje

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shtator 2019, 10:08

Panik në Stamboll, shpërthen një fabrikë kimike

Stamboll – Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë kimike, ka tronditur Stambollin mbrëmjen e djeshme.Shpërthimi ishte mjafti  fortë, duke bërë që makinat e gje...