613 kilogramë kokainë/ Blindohet Rinasi, ekstradohet nga Gjermania Arbër Çekaj
19 Shtator 2019, 11:04Nga DOSJA
Tiranë- Një vit e gjysmë pas shpalljes në kërkim, ka mbërritur në Shqipëri Arbër Çekaj, i cili akuzohet për kapjen e 613 kg kokainë në kontenierët bananeve në shkurt të 2018. Ai është ekstraduar në kushte të larta sigurie dhe Policia blindoi gjithë aeroportin e Rinasit. Ndërkohë pas ekstradimit është vendosur në burgun “313” në Tiranë. Pritet që ai të dalë para gjykatës shqiptare për t’u njohur me vendimin.
Lajmi për ekstradimin u dha mëngjesin e sotëm nga Zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë, Aida Hajnaj.
“Falë bashkëpunimit me partnerët, shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe koordinimit të punës ndërmjet Interpol Tirana me homologët është bërë e mundur që në Itali, Gjermani, Francë, Britani, Hollandë, SH.B.A, Greqi dhe vende të tjera të arrestohen 104 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga drejtësia shqiptare, nga të cilët 75 prej tyre janë ekstraduar drejt Shqipërisë, ndërsa për pjesën tjetër vijojnë procedurat për ekstradimin e tyre”, thuhet në deklaratë.
Arbër Çekaj u arrestuar në Gjermani dhe pas arrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij.
Ai është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë vetëm; Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, ndërsa janë sekuestruar dhe disa llogari bankare dhe dy biznese të reja të hapura nga të afërmit e Arbër Çekajt për të cilat hetuesit dyshonin se do përdoreshin për të tjetërsuar asetet. Vetë Çekaj ka mohuar akuzat në drejtim të tij.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE- Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, ka zbërthyer mesazhet e koduara të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të dhëna sot në sallën e gjyqit, në...
TIRANE- Tërhiqet gjykata e Krimeve të Rënda për të marrë vendimin për Saimir Tahirin dhe Jaeld Celën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vendimi për Tahirin d...
TIRANE- Zbardhet qendrimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në seancën gjyqësore të zhvilluar sot në gjykatën e Krimeve të Rënda. Ish-ministri ka nxje...
Stamboll – Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë kimike, ka tronditur Stambollin mbrëmjen e djeshme.Shpërthimi ishte mjafti fortë, duke bërë që makinat e gje...
TIRANE- Është nën akuzë për trafik droge e grup të strukturuar kriminal, por kjo nuk e pengon të jetë një nga politikanët më të pëlqyer në Shqipëri. Kështu...
TIRANË- Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i akuzuar se ka ndihmuar grupin Habilaj për trafik droge në kohën që ka qenë në detyre po kry...
Indonezi- Indonezia miraton ligjin e ri kundër tradhëtisë bashkëshortore. Kushdo që kryen marrëdhënie seksuale jashtë martesore do të ndëshkohet me një vit burg...
VLORË-Drejtori i kadastrës Alteo Nazeraj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme dhe në vendin e tij është emëruar Elona Hodaj. Dosja.al mëson se Nazeraj e mbajt...
BULQIZË– Dy persona kanë rënë në pranga për plagosjen e vëllait të kryebashkiakut të bulqizës, Vangjel Allën. Burime zyrtare bëjnë me dije se janë ar...