Aktualitet

Hashash të mbjellë në Vlorë dhe Selenicë, arrestohen dy persona dhe procedohet inspektori. Kapet dhunuesi i gruas

19 Shtator 2019, 10:50 Nga DOSJA
Hashash të mbjellë në Vlorë dhe Selenicë, arrestohen dy

VLORË– Tre persona kanë rënë në pranga dhe një inspector pyjesh po procedohet në gjendje të lirë nga Policia e Vlorës. Mësohet se një 59-vjeçar është vënë në pranga pasi në lokalinn e tij ugjetën 1.9 kg kanabis.

Ndërsa një 64-vjeçar është arrestuar sepse kishte mbjellë kanabis pranë stanit që ndodhet ngjitur me banesën e tij. Në lidhje me këtë çështje është proceduar edhe inspektori i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë, Ç.H dhe D.Ll, Kryetar i fshatit Rexhepaj.

Gjithashtu policia ka vënë në pranga edhe një 54-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” shtetasin:

Arrestimi i tij u bë në lagjen “Pavarësia” pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalim e tij, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1.9 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

———–

Selenicë, Policia ka arrestuar në flagrancë për “Kultivimin e bimëve narkotike” shtetasin T.S., 64 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në fshatin Rexhepaj, pasi nga kontrolli përreth stanit të tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike kanabis sativa.

Për këtë ngjarje Policia ka proceduar në gjendje të lirë për “Shpërdorim detyre” shtetasit; Ç.H – Inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë dhe D.Ll – Kryetar i fshatit Rexhepaj.

—-

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Dh.M., 54 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në lagjen “Isa Boletini” pasi dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona ne vlore vlore arrestohen tre persona ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shtator 2019, 10:08

Panik në Stamboll, shpërthen një fabrikë kimike

Stamboll – Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë kimike, ka tronditur Stambollin mbrëmjen e djeshme.Shpërthimi ishte mjafti  fortë, duke bërë që makinat e gje...