Aktualitet

‘Mjerë kush dënohet pa prova’/ Avokati i Jaeld Çelës: E akuzojnë pa prova, ai po e ndjek gjyqin live vetë!

19 Shtator 2019, 09:55 Nga DOSJA
‘Mjerë kush dënohet pa prova’/ Avokati i Jaeld

TIRANË- Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i akuzuar se ka ndihmuar grupin Habilaj për trafik droge në kohën që ka qenë në detyre po kryen mbrojtjen në Gjykatën për Krime të Rënda, përmes avokatit të tij,  Gentian Rumano. Në një pronocim për gazetari Arsen Rusta, avokati shpjegoi se Çela ka qenë drejtor policie në Vlorë, në vetëm një nga 4 episodet e trafikut të drogës që akuzohet.

Ai shtoi gjithashtu se prokuroria duhet të hetojë edhe ata që kanë qenë drejtues në të njëjtin post që ka mbajtur Çela përpara tij, teksa përmendi këtu edhe Taulant Haxhirajn.

Ndërsa përsa u përket telefonatave me Habilajt, avokati sqaroi se bëhet fjalë për vetëm një telefonatë disa sekondëshe dhe se numrin mund t’ja kenë gjetur të afishuar në kuadër të një projekti afrimi me qytetarët.

Avokati  Gentian Rumano:  Ai po e ndjek live situatën. Nuk e di ku ndodhet branda apo jashtë Shqipërisë. Dy episode kanë ndodhur në vitin 2013, një tjetër në 2015, që është edhe episodi kryesor që pretendohet të akuzohet. Për tre të tjerat nuk ka qenë aspak në detyrë dhe i faturohen edhe këto shkelje penale. Ironia që ne përdorëm në këtë moment ishte se përse nuk akuzohen edhe drejtuesit e mëparshëm. Në vitin 2014 e mbrapa është lancuar një fushatë që të gjithë drejtuesit vendorë duhet të jenë sa më pranë qytetarëve. Në kuadër të kësaj fushate është regjistruar edhe numri i Celës. Kështu edhe Habilajt mund ta kenë gjetur numrin e Jaeld Çelës dhe e kanë telefonuar. Telefonata ka zgjatur vetëm disa sekonda dhe në lidhje me këtë gjë nuk është pasqyruar asnjë përmbajtje.

Puna e palodhshme e këtij drejtori është që Habilajt i ka denoncuar dhe kjo nuk është detyrë dhe puna e Prokurorisë. Por e Jaeld Çelës. Sot ai akuzohet si bashkëpunëtor i tyre. Nuk mundet që kjo drejtësi të dënojë një person pa u hetuar aspak nga ana e Prokurortisë Taulant Haxhiraj. Për këtë të fundit nuk është hetuar aspak. Tre muaj më parë e kanë pasur përgjimin e tij dhe nuk është pyetur fare Haxhiraj dhe ç’lidhje kishte me drejtorin. Ndërkohë akuzohet për një mesazh që ka në lidhje me Florian Habilaj, mesazh që nuk ka asnjë lloj përmbajtje. Nëse kjo drejtësi i dënon, kjo është skandalozë. Mjerë kush merret me procese gjyqëosre. Të dënohesh pa prova është skandal.

Që prej orës 9:00 të mëngjesit të sotëm, nisi gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri doli para gjykatës i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia. Gjykata është tërhequr tashmë për të marrë vendimin që do të bëhet publik pas orës 16:00. Vendimi do të jepet edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Cela.

(f.g;f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuzat per jaeld celen gentian romano gjyqi per saimir tahirin akuzat per jaeld celen gentian romano gjyqi per saimir tahirin

Sondazh

Poll