Aktualitet

Dorëhiqet Alteo Nazeraj, drejtori i Kadastrës në Vlorë. Ja kush e zëvendëson (Emri)

19 Shtator 2019, 09:42 Nga DOSJA
Dorëhiqet Alteo Nazeraj, drejtori i Kadastrës në Vlorë. Ja

VLORË-Drejtori i kadastrës Alteo Nazeraj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme dhe në vendin e tij është emëruar Elona Hodaj. Dosja.al mëson se Nazeraj e mbajti këtë post për më pak se 10 ditë dhe në vendin e tij është emëruar Hodaj.

Kjo e fundit me herët ishte në krye të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Prej ditësh ka nisur një ‘furtunë’ që u pasua me një valë shkarkimesh të drejtorit, nëndrejtorit dhe shumë punonjësve të tjerë të këtij institucioni. Kjo pasi një grup pune i Krimit Ekonomik ka çuar për hetim 23 punonjës të këtij institucioni, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronat.

I pari u dorëhoq drejtori Florian Almadhi dhe në vend të tij u vendos Alteo Nazëraj. Ndërkohë që nëndrejtori i ri Ardian Musta ka dhënë dorëheqjen direkt dje pas tensioneve që u bënë publike në media. Vetëm disa ditë më parë u shkarkua paraardhësi i tij, Klodian Troci.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorehiqet kreu i kadastres alteo nazeraj elona hodaj vlore dorehiqet kreu i kadastres alteo nazeraj elona hodaj vlore

Sondazh

Poll