Aktualitet

Plagosën vëllain e kryebashkiakut të Bulqizës, arrestohen dy persona, autori në kërkim

19 Shtator 2019, 09:27 Nga DOSJA
Plagosën vëllain e kryebashkiakut të Bulqizës, arrestohen dy

BULQIZË– Dy persona kanë rënë në pranga për plagosjen e vëllait të kryebashkiakut të bulqizës, Vangjel Allën.

Burime zyrtare bëjnë me dije se janë arrestuar përkatësisht B.Ç, 37 vjeç, dhe D.S, 24 vjeç.

37-vjeçari akuzohet se në ambjentet e lokalit të tij, ku ndodhi edhe plagosja e Allës, ka fshehur provat materiale. E ndërsa 24-vjeçari ka mdihmuar autorin e plagosjes I.D., të largohet nga vendi. 

Ky i fundit është ende në kërkim.

Njoftimi i policisë Bulqizë

Arrestohen dy shtetas në lidhje me ngjarjen ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi V.A.

Arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe kapet edhe bashkëpunëtori i cili ndihmoi autorin të largohet nga vendngjarja.

Si dhe në Burrel ndalohet një shtetas në kërkim.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes e kapjen e autorëve, ku gjatë një konflikti të çastit, mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi V.A, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestuan shtetasit :

B.Ç, 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në ambjentet e lokalit të tij, ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes.

D.S, 24 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit I.D, autori kryesor i ngjarjes.

Dy ditë më parë Vangjel Alla, vëllai i kryetarit të Bashkisë Bulqizë, mbeti i plagosur pas një sherri në një lokal në këtë zonë. Alla ishte së bashku me autorin dhe dy personat që sot ranë në pranga në momentin që ndodhi ngjarja. 

Të rinjtë kishin konsumuar alkol dhe pas një shrri banal plagosën vëllain e krybashkiakut. Alla ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona bulqize plagoset vangjel alla arrestohen dy persona bulqize plagoset vangjel alla

Sondazh

Poll