Aktualitet

Qëllon me armë zjarri pas sherrit, parandalohet ngjarja e rëndë në Kavajë, arrestohet 31-vjeçari

19 Shtator 2019, 09:14 Nga DOSJA
Qëllon me armë zjarri pas sherrit, parandalohet ngjarja e

Kavajë- Në prangat e policisë së Kavajës ka rënë një 31-vjeçar me iniciale M. C dhe është parandaluar një ngjarje e rëndë.

Sipas policisë në bulevardin “Josif Buda” në Kavajë, 31-vjeçari është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin R. D., si dhe dyshohet se ka qëlluar në tokë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më pas ai është arrestuar në zonën e Alliasit në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Konfliktohet fizikisht për motive të dobëta me një shtetas dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë lokalizohet, kapet dhe arrestohet 31-vjeçari.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit në D.V.P. Tiranë, u bë lokakizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

– M. C., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në bulevardin “Josif Buda” në Kavajë, ky shtetas është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin R. D., si dhe dyshohet se ka qëlluar në tokë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të forcave të policisë Kavajë në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit në D.V.P. Tiranë u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. C., në zonën e Alliasit në Tiranë, në banesën e vjehrrit të tij, ku ky shtetas kishte shkuar për tu fshehur nga shërbimet e policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit M. C., për veprat penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Kansoje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” dhe materialet u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31-vjeçari në kavajë prandalohet ngjarja e rëndë në kavajë arrestohet 31-vjeçari në kavajë prandalohet ngjarja e rëndë në kavajë

Sondazh

Poll