Aktualitet

Seanca për Saimir Tahirin, ambasada amerikane s’i ndahet ish-ministrit, përfaqësuesit zbarkojnë në gjykatë

19 Shtator 2019, 08:43 Nga DOSJA
Seanca për Saimir Tahirin, ambasada amerikane s’i ndahet

TIRANE– Gjatë seancës gjyqësore që po zhvillohet sot në Gjykatën për Krimet e Rënda, ku pritet të jepet vendimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk mungon as vëmendja amerikane.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se në këtë seancë vendimtare, ndodhen përfaqësuesë të ambasadës amerikane, të cilët e kanë ndjekur me vëmendje të gjithë procesin “Tahiri” qysh prej nisjes së hetimeve.

Që prej orës 9:00 të mëngjesit të sotëm, nisi gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri doli para gjykatës i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia. Gjykata është tërhequr tashmë për të marrë vendimin që do të bëhet publik pas orës 16:00. Vendimi do të jepet edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Cela.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi per saimir tahirin vendimi për saimir tahirin gjyqi per saimir tahirin vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll