Aktualitet

Ndërpritet seanca te Krimet e Rënda për Tahirin, shkak çështja e radarëve, mungojnë shkresat për Mimi Kodhelin

19 Shtator 2019, 08:23 Nga DOSJA
Ndërpritet seanca te Krimet e Rënda për Tahirin, shkak

Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndërprerë seancën për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ish-kryepolicin Jaled Çelën. Shkak i ndërprerjes është bërë mungesa e disa nga provave kryesore për këtë dosje.

Gjatë seancës gjykatësi i çështjes, Ardit Mustafaj, bëri disa saktësimeve që lidhen me disa prova, që citoi gjatë mbrojtjes ish-ministri Tahiri. Në seancën e fundit Tahiri  deklaroi se kishte informuar për çështjen e radarëve, me gjashtë shkresa ish-ministres e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin, por sipas gjyqtarit rezultoi asnjëra nga këto shkresa nuk janë depozituar nga ish-ministri Tahiri dhe nuk janë sekuestruar nga Prokuroria. Si pasojë nuk ndodhen në dosje.

Nga ana e tij, Tahiri ka deklaruar se nuk i ka kërkuar këto si prova, por iu është referuar atyre për të konfirmuar personalitetin e tij.

Po kështu avokati i Jaled Çelës ka paraqitur disa dokumente ku thotë se ka denoncuar Habiljat. Pritet që seanca të nisë pak minuta më vonë.

Në seancën e datës 10 shtatorit, Prokuroria kërkoi 12 vite burg për ish-ministrin,  që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë Prokuroria dha edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çelën.

Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat: ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

Ky i fundit e quajti procesin të montuar politikisht, kërkoi nga Gjykata shpalljen e tij të pafajshëm. Ish-ministri shpjegoi më tej se ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si ministër i Brendshëm për të dalë para Gjykatës si një qytetar i lirë dhe jo një njeri plot pushtet. Ndër të tjera ai shtoi se Prokuroria ka paraqitur sot prova të gënjeshtërta dhe sipas Tahirit këtë gjë e thotë edhe drejtësia italiane.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vendimi për saimir tahirin vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll