Aktualitet

Të armatosur deri “në dhëmbë”, momente nga stërvitja e ushtrisë shqiptare në Bizë, 800 këmbësorë në terren (Foto

19 Shtator 2019, 07:22 Nga DOSJA
Të armatosur deri “në dhëmbë”, momente nga

Shqipëri-Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar pamje nga stërvitja e ushtrisë shqiptare në Bizë.

Sipas saj në këtë stërvitje ishin 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Në aksionin e mëposhtëm vihet re armatosja deri “në dhëmbë” e ushtarëve.

“Albanian Effort 19” mblodhi në Bizë rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Në 7 ditë përfaqësuesit ushtarakë nga 12 vende aleate dhe partnere treguan se cili është burimi i fuqisë, së Aleancës më të madhe ushtarako – politike në botë, anëtare e së cilës vendi ynë është prej 10 vjetësh. Përgjegjësi por edhe krenari, pasi për herë të parë në stërvitje të tilla të mëdha planifikimi dhe mbështetja logjistike u krye tërësisht nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.”, shkruan ministrja.

 

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet olta xhacka stërvitet ushtria shqiptare olta xhacka stërvitet ushtria shqiptare

Sondazh

Poll