Aktualitet

Samir Tahiri mbërrin te Krimet e Rënda, kush e shoqëroi (Foto)

19 Shtator 2019, 06:49 Nga DOSJA
Samir Tahiri mbërrin te Krimet e Rënda, kush e shoqëroi (Foto)

Tiranë- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbërrin te Gjykata e Krimeve të Rënda i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia. Tahiri nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediet. Menjëherë është futur në gjykatë.

Njëkohësisht në gjykatë kanë mbërritur edhe përfaqësuesit e ambasadës amerikane.

Në seancën e datës 10 shtatorit, Prokuroria kërkoi 12 vite burg për ish-ministrin, që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë Prokuroria dha edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çelën.

Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat: ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal

Ky i fundit e quajti procesin të montuar politikisht, kërkoi nga Gjykata shpalljen e tij të pafajshëm. Ish-ministri shpjegoi më tej se ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si ministër i Brendshëm për të dalë para Gjykatës si një qytetar i lirë dhe jo një njeri plot pushtet. Ndër të tjera ai shtoi se Prokuroria ka paraqitur sot prova të gënjeshtërta dhe sipas Tahirit këtë gjë e thotë edhe drejtësia italiane.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet maks haxhia saimir tahiri vendimi për saimir tahiri maks haxhia saimir tahiri vendimi për saimir tahiri

Sondazh

Poll