“Se s’dua ta përmend, humbje”, Blendi Fevziu tregon për herë të parë pse braktisi punën si pedagog (RRËFIMI)
19 Shtator 2019, 06:39Nga DOSJA
Tiranë- Gazetari Blendi Fevziu ka treguar mbrëmjen e kaluar në emisionin që vetë drejton, eksperiencën e tij si pedagog rreth 15 vite më parë dhe se çfarë e detyroi ta braktiste që në ditën e parë.
Gazetari rrëfen emocionet dhe përgatitjet që bëri pas ftesës për të dhënë mësim në fakultet ndërkohë që ndryshe nga sa mendonte, problematika që hasi që ditën e parë të leksionit e ka bërë të marrë vendimin se kjo do të ishte edhe dita e fundit si pedagog.
“Se s’dua ta përmend, se nuk e kam thënë kurrë. Para rreth 15 vitesh, më thirrën tek gazetaria për të dhënë një lëndë. E mora me qejf dhe thashë po jap një semestër. Shkova pasi nuk lashë gjë pa përmbysur një ditë para, megjithëse isha shumë i zënë, me shumë emocion se mbaj mend pedagogët. Kur shkova, nga 40 e sa studentë që kishte grupi gjeta vetëm 6 veta në klasë. Mora regjistrin, i thashë faleminderit atij që më thirri, unë s’vij më as në sezon e asgjë. Tani të humb unë të gjithë pasditen, të përgatitem për të dhënë një leksion dhe të gjej 6 veta në sallë? E lashë po të them që atë ditë. Që atë ditë, siç e mora regjistrin, shkova dhe e lashë. Kur studenti nuk do të vijë, kisha 40 e sa për të ardhur në klasë dhe vetëm 6 veta, që ishin ulur 2 këtu e 2 atje.”
Fevziu, në rrëfimin personal të patreguar më parë, tha se pedagogët nuk arrijnë as të motivohen kur shikojnë numra aq të vegjël studentësh në auditore, ndërkohë që pjesa më e madhe nuk paraqitet fare.
“Si do motivohet ai në këtë rast? Këtë e kam rast personal se nuk e kam rrëfyer ndonjëherë. Ika në mes…Një ditë përpara humba minimalisht 2 orë e sa dhe të heq 2 orë kohë për vetëm 6 veta, nuk ka vlerë. Nuk ndjen emocion një herë me 6 veta. E lashë fare, nuk më duhej fare, është humbje. Ti nuk mund të përgatitesh për t’u dhënë 6 vetave kur 40 të tjerë nuk duan fare.”
TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur fajtor për shpërdorim detyre ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.Gjatë dhënies së vendimit, trupa gjyk...
Tiranë- Saimir Kodra shpërtheu në emisionin Opinion, teksa po diskutohej mbi rastin e pedagogut Denis Himçi i cili i kërkonte favore seksuale një student...
Kompani të njohura koncesionare, ose të fushës së ndërtimit figurojnë në listën e subjekteve që kanë marrë fatura fiktive blerjeje dhe janë përfshirë në hetimin...
TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është pushtetari më i lartë i dënuar nga Gjykata për shkak të dekriminalizimit. Në korrik të vitit ...
LEZHË- Kështu, një situatë e tillë papërgjegjshmërie vjen nga bashkia Lezhë, aty ku kryetari i saj, dëshmon qartazi se nuk është i interesuar për komunitet...
TIRANË- Në përpjekje për të ndaluar dy të rinj, efektivët e Policisë Rrugore i tërhoqën varësen njërit prej tyre, duke ia këputur.Kjo bëri që mes palëve të...
ELBASAN-Një tentativë grabitjeje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “5 Maji” në Elbasan.Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Alert Carroshi me profesion mësue...