Aktualitet

Përplasi për vdekje çiklistin 16-vjeçar, arrestohet i riu në Kamëz

19 Shtator 2019, 06:19 Nga DOSJA
Përplasi për vdekje çiklistin 16-vjeçar, arrestohet i

TIRANË- Një 25-vjeçar në Kamëz është arrestur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pasi në rrugën e Rinasit ka përplasur për vdekje një çiklist.

Policia ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën Kamëz-Rinas, ku 25-vjeçari duke udhëtuar me mjetin e tij ka përplasur çiklistin 16-vjeçar.

NJOFTIMI I PLOTË

Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi  i shtetasit A. H.,25 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën, me sens lëvizjeje nga Kamza për në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen, çiklistin  shtetasin e mitur O. Ç.,16 vjeç, banues në Domje. Materialet  i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kamez policia tirane vdes 16 vjecari aksident ne kamez policia tirane vdes 16 vjecari

Sondazh

Poll